Maqedoni

Referendumi britanik, Johnson: BE-ja, me të njëjtat objektiva si hitleri e napoleoni

15.05.2016 14:33

Ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, i ka krahasuar objektivat e Bashkimit Europian me ato të Hitlerit...

Ish-prefekti i Londrës dhe deputeti aktual në Parlamentin britanik nga radhët e Partisë Konservative në pushtet, Boris Xhonson vlerësoi se BE-ja duke dëshiruar të krijojë një super shtet evropian, ka shkuar në rrugën e gabuar nëpër të cilën kanë ecur Hitleri dhe Napoleoni. 
 
"Napoleoni, Hitleri dhe shumë njerëz të tjerë tentuan ta formojë atë që tani dëshiron ta formojë BE-ja. Është e njohur se tentimet e tyre përfunduan tragjikisht," deklaroi në intervistën për "Dejli telegraf", Boris Xhonson, i cili është udhëheqë i fushatës për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja në referendumin paraprak dhe një nga pretenduesit për trashëgues të kryeministrit britanik Dejvid Kameron.
 
Sipas Xhonson, BE-ja ballafaqohet me mungesën e demokracisë dhe pushtetit të vetëm, kështu që ideja për formimin e saj është e dënuar me dështim.
 
Xhonson në intervistë u bëri thirrje britanikëve në referendumin më 23 qershor të votojnë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, me çka sipas tij, do të shndërrohen në "heronj të Evropës".