Botë

Tiranë, më 27 maj asambleja parlamentare e NATO-s

15.05.2016 15:27

Nga data 27 deri më 30 maj, Tirana do të presë Ansamblenë Parlamentare të NATO-s, një aktivitet i cili do të mbledh rreth 700 pjesmarrës...

Në një konference për shtyp deputeti Pandeli Majko në cilësinë e delegacionit të Shqipërisë në këtë organizëm e cilësoi shumë të rëndësishëm faktin që Shqipëria për here të pare do të jetë pritës i një takimi të tillë.
 
“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka nderin që të mikpresë Asamblenë Parlamentare. Disa dekada më parë, Shqipëria ishte pjesë e Traktatit të Varshavës, dhe më pas një nga vendet më të izoluara në Europë. Mbajta e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë është një cilësi e asaj që ka ndryshuar në statusin ndërkombëtar të Shqipërisë. Gjatë tre ditëve të zhvillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të diskutohet përballimi me sfidat e vështira që Aleanca jonë ka në të ardhmen e afërt dhe të largët”, theksoi Majko.