Maqedoni
KSHZ: VMRO – DPMNE, parti e vetme në fletëvotim
15.05.2016 16:32
Komisioni Shtetëror Zgjedhornë seancën e sotme njëzëri vendosi që partia e VMRO-DPMNE-së me koalicioni prej 21 partive...

Komisioni Shtetëror Zgjedhornë seancën e sotme njëzëri vendosi që partia e VMRO-DPMNE-së me koalicioni prej 21 partive pa short të fitojë numrin e parë rendor të fletës votuese në zgjedhjet parlamentare më 5 qershor.
Sipas anëtarit të KSHZ-së Subhi Jakupi, qe kur Maqedonia aplikon sistem pluralist politik, nuk ka ndodhurt të ketë vetmë një listë të kadidatëve.
Ai kërkoi debat për të parë nëse kjo ka mbështetje kushtetuese. I të njëjtit mendim është edhe anëtari tjetër I KSHZ-së Igor Milev.
“Ne për herë të parë kemi një listë të kandidatëve, mendoj se KSHZ nuk e ka pasur këtë praktikë deri më tani, në pluralizëm nuk ka ndodhur të ketë vetëm një listë dhe në pajtueshmëri me kushtetutën, mendoj së në mbledhje të hapim debat të shohim mënyrën se a ka mbështetje kushtetuese, kjo sepse në pluralizëm nuk ka ndodhur, dhe mendoj se KSHZ nuk është keq të hap një debat për këtë cështje”, tha Subhi Jakupi, anëtar i KSHZ–së.
Kandidimi i vetëm një partie politike në zgjedhje parlamentare, gëzon mbështetje kushtetuese, thotë anëtarja, Silvana Boneva. Ajo madje mbron tezën se VMRO-DPMNE në zgjedhje ka një partner koalicioni prej 21 partive të tjera.
“Sa di unë, ka pasur zgjedhje në Maqedoni ku ka pasur jo vetëm një koalicion prej 21 partive, por një kandidat nga një parti dhe zgjedhjet janë realizuar. Sipas kushtetutës, qytetarëve ju garantohet e drejta për t’u zgjedhur dhe për të votuar. Mendoj se nuk ka nevojë të kthehemi në këtë pyetje sepse KSHZ nuk është ajo që mund të t’a merr të drejtën por të implementojë zgjedhje në harmoni me kushtetutën e Maqedonisë”, tha Silvana Boneva, anëtare e KSHZ-së.
KSHZ gjithashtu hodhi posht listën e dorëzuar të kanddiatëve nga Lëvizja Popullore e Maqedonisë, për shka të parregullsive.
Nesër do të diskutohet në debat pune nëse do të vihet në seancë të rregull debati për listën e vetme të kadidatëve, respektivisht partia e VMRO-DPMNE-së, si parti e vemte në zgjedhjet e 5 qershorit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAU
