Maqedoni
Analistët: Shkuarja e një partie në zgjedhje në kundërshtim me vlerat pluraliste
15.05.2016 17:45
Shkuarja e një partie të vetmë politike në zgjedhje, flet për shkelje të pluralizmit politik dhe të kushtetutës...

Shkuarja e një partie të vetmë politike në zgjedhje, flet për shkelje të pluralizmit politik dhe të kushtetutës, respketivisht të nenit 8 I cili mbron vlerat themelore kushtetuese të vendit.
Kështu vlerëson eksperti juridik Mersim Maksuti, pranimin e vetëm të kandidaturës të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 5 qershorit. Sipas tij, edhe kësaj rradhe KSHZ po shfaq manipulimim politik te rradhes të partisë maqedonase në pushtet.
“Vendimi i sotëm I KSHZ së qe lejon që vetëm një parti të shkon në zgjedhejt e 5 qershorit pa mëdyshje se paraqet një vendim të drejtpërdrejt në kundërshim me kushtetutës së R.M-së, pikërisht me nenin 8 i cili paraqet vendim kundër vlerave themelore të rendit kushtetues të këtij vendi, që garanton pluralizëm politik dhe pamëdyshje cënohet demokracia e shtetit. Përndryshe vendimi që të shkohet në zgjedhjet e 5 qershorit paraqet edhe një manovër dhe avanturë të partisë politike në pushtet e cila duhet pamëdyshje të parandalohet me instrumente juridike ligjore që ekzistojn në këtë shtet”, tha Mersim Maksuti, ekspert juridik.
Nëse vetëm VMRO-DPMNE shkon në zgjedhejt e caktuara me 5 qershor, atëherë shteti do ti ngjajë një monarkie apo një vendi komunist, thotë analisti politik, Ylber Sela.
“Edhe njëherë situate në KSHZ tregoi se shteti është kapur nga VMRO-DPMNE, dhe kjo tregon se nuk ka demokraci të brendshme në Maqedoni. Nuk mund të shkohet vetëm me një parti në zgjedhje sepse nuk ka sens që Maqedoni të quhet republikë demokrastike ,atëherë më mirë do të quhet monarki apo mbreteri ose parti komuniste ku vetëm një parti shkon ën zgjedhje”, tha Ylber Sela, analist politik.
Mbajtja eventuale zgjedhjeve parlamentare do ta shëndrronte vendin në në shtet diktatorial por nga ana tjetër, nuk do të njihen ndërkombëtarisht, thonë analistet.
NERMIN MULAKI FEJZULLAU
