Delegacioni shtetëror i Maqedonisë në audiencë tek Papa Françesku
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski e kryeson delegacionin shtetëror...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski e kryeson delegacionin shtetëror, i cili sot në Vatikan do të pritet në audiencë tek Papa Françesku, në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional "Maqedonia në nder të Shën Cirilit".
Siç është paralajmëruar, pas audiencës tek Papa Françesku, kryetari i Kuvendit Veljanoski do të ketë takim me monsinjor Pjetro Paarolin, sekretar shtetëror i Fronit të Shenjtë.
Në Bazilikën "Santa Maria Maxhore", lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Roma, arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, në prani të peshkopit heraklej z.Kliment, monsinjor Kiro Stojanov dhe anëtarët e delegacionit shtetëror, mes të cilëve edhe Valentina Bozhinovska, kryetare e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe ambasadorët Oliver Shambevski dhe Zvonimir Jankullovski, do ta bekojë Pllakën përkujtimore në shenjë falënderimi ndaj popullit të maqedonisë për veprën e iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili e Metodi.
Këtë vit, për herë të parë, audienca do të mbahet më 16 maj, për shkak të obligimeve të papa Françeskut. (mia.mk)
