RUSI-UKRAINË

Rusia kërkoi lirim të komandantit të marinës ushtarake ukrainase

20.03.2014 09:31

Arrestimi i Hajdukut ka pasur pasi dje paradite pjesëtarë të forcave proruse "për vetëmbrojtje të Krimesë" e ndërmorën ndërtesën e Shtabit të Marinës ushtarake ukrainase në Sevastopol....

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu kërkoi nga autoritetet e Krimesë ta lirojnë komandantin e Marinës ushtarake të Ukrainës, zëvendës-admiralin Serhij Hajduk dhe t'i garantojnë braktisje të lirë të gadishullit.

Arrestimi i Hajdukut ka pasur pasi dje paradite pjesëtarë të forcave proruse "për vetëmbrojtje të Krimesë" e ndërmorën ndërtesën e Shtabit të Marinës ushtarake ukrainase në Sevastopol. Nga ndërtesa janë hequr simbolet shtetërore të Ukrainës dhe janë vendosur emrat e Rusisë dhe Flotës ruse të Detit të Zi.

Sipas burimeve në Prokurorinë publike të qytetit Sevastopol të Krimesë, Hajduk ngarkohet se njësiteve ushtarake ukrainase të Krimesë "u ka transmetuar urdhër nga Kievi për përdorim të forcës kundër qytetarëve të qetë".