Fushatë për ngritjen e vetëdijes publike për fibrozë cistike

16.05.2016 09:53

Shoqata e Maqedonisë për fibrozë cistike dhe Shoqata franceze për fibrozë cistike Muco Mobile sot fillojnë fushatë për senzibilizm dhe ngritje të vetëdijes publike për fibrozë cistike, sëmundja më e shpeshtë me rrezik jete në Evropë dhe Maqedoni.

Në ngjarjen, që do të mbahet në BE Infoqendrën do të mbajnë fjalime kryetarja e Shoqatës së Maqedonisë për fibrozë cistike Snezhana Bojçin, drejtori i qendrës së sapoformuar Qendra për fibrozë cistike - Kozle, doktor Oliver Zafirovski dhe Ivana Anastasovska, anëtare e Shoqatës për fibrozë cistike.

Snezhana Bojçin do të dërgojë porosi për përmirësimin e trajtimit të të sëmurëve nga kjo sëmundje. (mia.mk)