Qarkullimi në industri rritet në tregun e huaj, ndërsa bie në atë vendor
Qarkullimi në industri në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit të kaluar shënon rritje prej 6,5 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Indeksi i qarkullimit në industri, i realizuar në tregun vendor në mars të vitit 2016, shënon rënie prej një për qind, ndërsa indeksi i qarkullimit i realizuar në tregjet e huaja shënon rritje prej 8,6 për qind.
Shikuar sipas sektoreve, qarkullimi në industri në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurit, shënon rënie prej 9,2 për qind, ndërsa në Sektorin Industria e përpunuar, shënon rritje prej 7,2 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në mars të vitit 2016, në krahasim me marsin e vitit 2015, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4,1 për qind, Prodhimet e kapitalit për 19,9 për qind dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 11,9 për qind, ndërsa rënie shënon te Energjia për 7,5 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë për 7,3 për qind.
Qarkullimi në industri në mars të vitit 2016 në krahasim me shkurtin e vitit 2016, shënon 8,1 për qind, ndërsa në periudhën janar-mars të vitit 2016, në krahasim me periudhën janar-mars të vitit 2015, ka rritje prej 9,3 për qind. (mia.mk)
