Komunikacioni pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa
16.05.2016 09:59
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë...

Në rrugën rajonale R-2137 para vendbanimit Vojshanci, për shkak të deformimeve në urë (për automjete me masë të përgjithshme mbi pesë tonë) komunikacioni rikahëzohet përmes urës së lumit Vardar, lidhja A1 me R-2137 (Demir Kapi - Koreshnicë - Vojshanci).
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Kjo informatë i referohet vetëm anës së Maqedonisë nëpër vendkalime. (mia.mk)
