Për një javë 1.318 thirrje në "Alo mjek"
Javën e kaluar në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo mjek!" janë lajmëruar 1.318 qytetarë...

Qytetarët më së shumti kanë kërkuar këshilla për shtypje të ngritur të gjakut, kokëdhimbje, tohje, reagime alergjike, dhimbje simptomatike dhe këshilla lidhur me sëmundje kronike të mushkërive.
Linja është e kapshme çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simpotmeve të ndryshme të përkeqësimit të shëndetit.
Të gjithë personave të cilët kërkuan këshillë mjekësore në "Alo mjek!" u është dhënë këshillë mjekësore, ndërsa thirrjet janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
Që nga vendosja e kësaj linje telefonike, më 15 shtator 2014, ka pasur gjithsej 92.839 thirrje me kërkesa për këshilla mjekësore. (mia.mk)
