MAQEDONI

Partitë përgadisin listat e kandidatëve për deputet

20.03.2014 19:34

BDI është në fazën e analizës së propozimeve të bëra nga nëndegët partiake.......

Partitë politike janë në fazën finale të selektimit të kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

BDI është në fazën e analizës së propozimeve të  bëra nga nëndegët partiake. Deri në fund të kësaj jave, BDI do të publikojë edhe emrat konkret të kandidatëve për deputet, si dhe bartësit e listave.

Jo zyrtarisht merret vesh, se si filtri i parë i emrave do të bëhet sonte në mbledhjen e kryesisë qendrore partiake, që do të udhëhiqet nga vet lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti. Nga kjo parti, thonë se për herë të parë do të garojnë edhe në njësinë e 4-tërt zgjedhore.

BDI tani për tani, ka vendosur vetëm për mandatet e diasporës, ku kandidat për Evropë do të jetë Ismail Beluli, në SHBA, Tefik Abdullai dhe Australi, Driton Maliku.

Partia Shqiptare në opozitë, PDSH, tani më ka definuar listat e kandidatëve të saj. Në njësinë e 6-të zgjedhore, listës do t’i prijë vet kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, njësinë e 5-të zgjedhore do ta udhëheq Zija Jonuzi, njësinë e 2-të zgjedhore, Orhan Ibrahimi dhe njësinë e parë zgjedhore, Bekim Fazliu.

Edhe RDK, ende nuk ka vendosur përfundimisht për listën e kandidatëve të mundshëm për deputet.

Partitë e bllokut maqedonas, në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, do të garojnë me funksionarët më të lartë partik.

Për VMRO-DPMNE, mandat politik në zgjedhje do të kërkojnë ministrat aktual, ndërsa për LSDM, deputetët aktual.  

Deri më tani, në opinion nuk është njoftuar për ndonjë listë qytetare, që do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. (Afrim Tanallari)