Botë
Borë në Mal të Zi
16.05.2016 11:49
Banorët e qyteteve në pjesën veriore të Malit të Zi sot në mëngjes i befasoi bora, e cila nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit....

Borën në pjesën veriore të vendit e kanë paralajmëruar meteorologët, ndërsa sipas të dhënave të Entit për hidrometeorologji dhe seuzmologji, në Plevljë ka pasur reshje mesatare apo të fuqishme të borës, ku është matur temperaturë prej vetëm një gradë nën zeron.
Meteorologët sot parashikuan mot jostabil. Do të ejtë me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullkima, ndërsa në orët e mëngjesit, në viset më të larta të pjesës veriore të vendit do të ketë reshje të borës.
Stabilizimi i motit pritet prej të mërkurën./mia
