Fillon fushata per zgjedhejt e 5 Qershorit

16.05.2016 12:10

Sipas Librit të afateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore, sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor...

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për pjesëmarrjen në zgjedhjet më 5 qershor e konfirmoi vetëm listën e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të koalicionit. 

Lista të kandidatëve parashtroi edhe Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) , por për shkak parregullsive të konstatuara KSHZ solli vendim t'i hedh poshtë.

KSHZ i hodhi poshtë edhe listat e kandidatëve të Partisë Social-demokrate të Maqedonisë (PSM), me kërkesë të partise. 

Per zgjedhjet e 5 Qershorit deri ne KSHZ lista  per deputete nuk dorezuan BDI, LSDM dhe PDSH.

Nga BDI thone se  kushte per mbajtjen e zgjedhjeve me 5 qershor nuk ka, andaj dhe konkluzionet e KSHZ-së për domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor,  jane  baza e iniciativës së re të ngritur nga BDI.

Partia demokratike Shqiptare  disa here eshte prononcuar se kjo parti do te shkoje ne zgjedhje vetem atehere kur do te te plotesohen te gjitha kushtet .

Nga LSDM, thone se kushte per mbajtjen e zgjedhjeve me 5 qershor nuk ka, prandaj kjo parti ashtu sikur BDI dhe PDSH nuk dorezuan lista me kandidat  fillimisht per keshillat komunale zgjedhore, dhe mepas as per deputete.

Fushata zgjedhore, siç qëndron në Librin e afateve, parashikon tubime publike dhe ngjarje tjera publike të organizuara nga ana e pjesëmarrëse në zgjedhje, vendosje publike të posterave, video prezantime në vende publike, prezantim medial dhe interneti, distribuim të materialëve të shtypura dhe prezantim publik të kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre.