Në Vjenë konferenca për paqen në Siri
Shefat e diplomacive të më shumë se 20 vendeve do të takohen sot dhe nesër në Vjenë që të bisedojnë për mënyrat e zgjidhjes së krizave në Siri dhe Libi, por edhe për Nagorno Karabahun...

Për sot është planifikuar së pari të mbahet bisedë për Libinë, gjatë së cilës do të shqyrtohet përkrahja ndërkombëtare për Qeverinë e re të unitetit popullor, të cilën në Vjenë e prezanton kryeministri Fajer Seraj.
Rolin ndërmjetësues udhëheqës në këto negociata do ta ketë shefi i diplomacisë italiane, Paolo Xhentilioni. Të martën në rend të ditës së mbledhjes në Vjenë do të jenë armëpushimi në Siri dhe zgjidhja politike e konfliktit.
Do të bisedohet edhe për mundësitë për mundësim të qasjes së punëtorëve humanitarë deri te popullata.
Përfaqësuesit e Qeverisë siriane dhe kundërshtarët e regjimit janë thirrur në konferencë.
Përveç krizave në Libi dhe Siri, në mbledhje do të bisedohet edhe për konfliktin e Kaukazit rreth rajonit të Nagorno Karabahut.
