Turqia sulmon pozitat luftarake të SHI, vriten 27 xhihadistë
16.05.2016 13:33
Forcat e armatosura turke kanë kryer sulme ndaj pozitave të Shtetit Islamik në Siri, me ç'rast janë vrarë 27 xhihadistë, lajmëroi televizioni turk NTV...

ulmet janë kryer ndaj pozitave të Shtetit Islamik në disa rajone në Sirinë veriore. Forcat e armatosura sulmet i kanë kryer nga pozitat pranë qytetit kufitar turk, Kilis.
Aeroplanët ushtarak të koalicionit për luftë kundër SHI¬së, të udhëhequr nga SHB-ja, njëkohësisht kanë bombarduar pozita të grupit xhihadist në Sirinë veriore.
Muajve të fundit në qytetin turk Kilis, i cili gjendet përballë rajonit në Sirinë veriore, të kontrolluar nga SHI, ranë mbi 70 raketa, të gjuajtura nga xhihadistët.
