Benzinat lirohen për gjysmë denar, dizeli i pandryshuar
Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denar, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri mbeten të pandryshuara...

Në pajtueshmëri me vendimin më të ri të Komisioni Rregullator, EUROSUPER BS-95 do të shitet me çmim nga 62 den/l, ndërsa EUROSUPER BS-98 me çmim prej 64 den/l.
Çmimi i dizelit mbetet i njëjtë dhe do të jetë 47 den/l, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të do të jetë 35,50 den/l.
Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,929 den/kg dhe prej tani ai do të shitet me çmim prej 19,464 den/kg.
Çmimet e reja janë në pajtueshmëri me çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës së kaluar 14-ditëshe, si dhe kursit më të ulët të denarit në krahasim me dollarin.
