Ekspertët alarmojnë, përmbytjet globale kërcënojnë 1 miliardë njerëz
Deri në 2060-n, më shumë se 1 miliard njerëz nëpër botë do të jenë duke jetuar në qytete që rrezikojnë përmbytje katastrofike për shkak të ndryshimeve të klimës...

Një studim i realizuar nga organizata bamirëse britanike Christian Aid del në përfundimin se Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India janë ndër vendet më të kërcënuara.
Më të cënueshëm në Indi janë Mumbai dhe Kalkuta, 8 qytete të tjera janë që të gjitha në Azi e pas tyre vjen Majemi në Florida. Më të vështirë situatën, sipas raportit, do ta kenë njerëzit që jetojnë në qytetet e mëdha bregdetare.
Florida, ka shumë mundësi të përjetojë përmbytje ekstreme. E gjithë Florida është e cënueshme nga kjo situatë. Ajo është një vend i ulët dhe rritja e nivelit të detit do të gëlltiste pjesë të tëra të saj. Ndryshimet klimaterike janë të forta e mund ta rrisin me gjysmë metri nivelin e ujit këtë shekull”, alarmojnë ekspertët
Raporti i nxit qeveritë të hidhen në veprim për frenimin e ngrohjes globale e të investojnë më shumë në programet e reduktimit të katastrofave.
