Botë
Skandali i përgjimeve: Qeveria mohon, opozita kërkon përgjegjësit
16.05.2016 15:20
Ka apo jo një pajisje përgjimi që përdoret në mënyrë të paligjshme nga Policia? Është kjo pikëpyetja që ka tronditur politikën dhe opizionin publik në Shqipëri...

Ministri I drejtësisë Ylli Manjani dklaron se porkuroria ka nisur hetimet për këtë pajisje, ndërsa ministri I Brendshëm Saimir Tahiri e mohoi kategorikisht.
“Nëse ka të vërteta, por edhe nëse jo duhen sqaruar. Nga hetimi s’duhet të ketë frikë askush. Ka përfunduar koha kur qeveria nuk ekzekutonte vendimet e prokurorisë. Vendimet e prokurorisë janë urdhra për qeverinë”, tha Ylli Manjani, ministër i dejtësisë i Shqipërisë.
“Policia e shtetit nuk disponon dhe as ka disponuar dhe as i lejohet të disponojë në të ardhmen një paisje përgjimi. Në policinë e shtetit nuk ka asnjë paisje përgjimi dhe policia bashkë me partnerët nuk ka punuar kurrë dhe as nuk do të punojë, të paktën sa jam unë në detyrë me një paisje përgjimi”, tha Saimir Tahiri, ministër i brendshëm i Shqipërisë.
Një orë më vonë, reagoi edhe presidenti I republikës Bujar Nishani. Ai e cilësoi përgjimin epakigjshëm si një cenim të sigurisë kombëtare.
“Pajisja ka kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe integritetin e të gjithë institucioneve. Një pajisjen e tillë as nuk mund të vijë në Shqipëri dhe as nuk mund të vihet në dispozicion pa lejen e prokurorisë”, Bujar Nishani, President i Shqipërisë.
Më herët, kryetari I opozitës Lulzim Basha jo vetëm që u shpreh I bindur se ka një pajisje për përgjon në mënyrë të paligjshme, por tha se ky akt kriminal ka pasur prej kohësh bekimin e kryeministrit Edi Rama.
“Në hierarkinë e skandaleve të kësaj qeverie, ky zë vendin e parë dhe përgjegjësitë për këtë shkojnë drejtpërdrejtë tek Edi Rama”, tha Lulzim Basha, kryetar i PD-së.
Pajisja e përgjigmit ka shkatuar debate të forta edhe në komisionin e sigurisë. Ky komision kërkoi thirrjëen opër raporti të ministrit të brendshë, kryeprokurorit dhe drejtorit të policisë së shtetit.
LULJETA NDOKA
