Maqedoni

Koxias për kontekstin reth emrit, të arihen kushte që Shkupi të pranojë kompromisin

16.05.2016 15:31

Në Maqedoni duhet të krijohen kushte, që Shkupi të mund të pranojë kompromisin e rëndësishëm për emrin...

Në Maqedoni duhet të krijohen kushte, që Shkupi të mund të pranojë kompromisin e rëndësishëm për emrin, ka deklaruar ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias.
 
Në intervistën për edicionin javor të "Katimerini"-it, Koxias shkurt u përqëndrua në marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë dhe në masat për ndërtimin e besimit. 
 
"Me IRJM-në ne i promovojmë, në kuptim praktik, masat për ndërtimin e besimit. Masat për ndërtimin e besimit me prodhimin e nismës që ne e ndërmorëm. Qëllimi është të përmirësohen marrëdhëniet tona ekonomike dhe sociale. Kur ka të bëjë me emrin, mendoj se kushtet duhet të arrihen në vendin tonë fqinj, ashtu që mund të pranohet kompromis i rëndësishëm", thotë Koxias.
 
Ai gjithashtu përkujtoi se nisma e tij e mëparshme ishte edhe takimi në Selanik, në të cilën morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, dhe i cili përfundoi me sukses të madh.
 
"Vendosëm, së bashku, të institucionalizohet ky konfiguracion dhe të takohemi në çdo gjashtë muaj", tha Koxias duke shtuar se ky është formati i dytë institucional të cilin Athina e promovon në rajon, pas formatit trilateral Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.