Maqedoni

Tetovë, ngec transporti i nxënësve, transportuesit kërkojnë pagesat e prapambetura

16.05.2016 15:59

Mos realizimi në kohë i pagesave për kompanitë që kryejnë transortin e nxënësve në komunën e Tetovës...

Mos realizimi në kohë i pagesave për kompanitë që kryejnë transortin e nxënësve në komunën e Tetovës, ka detyruar drejtuesit e kompanive të refuzojnë që edhe më tej të transportojnë nxënësit pa pagesë dhe u kanë kërkuar që  të paguajnë privatisht.  
 
Drejtuesit e arsimit në komunën e Tetovës, kanë takuar sot transportuesit, dhe kanë rënë dakord që brenda ditësh ky borxh të shlyhet dhe të vazhdoj transporti në mënyrë normale siç edhe e parasheh ligji.
 
“Ishte biseda për transportin e nxënësve, ka ngecje në pagesë kështu që, janë grumbulluar disa borxhe dhe mundësitë tona u shterën, nuk kishim mundësi për ti bart nxënësit, por më në fund gjetëm një zgjidhje”, tha Daut Fazliu, kompani transporti.
 
“Borxhi i cili është i trashëguar vite me radhë është një problematikë mjaft komplekse që është trashëguar dhe me një gjuhë të përbashkët që e kemi gjet me transportuesit dhe shkollat kemi bë një dinamik të pagesës së borxheve në suaza të dotacioneve që lëshohen nga Ministria me qëllim që procedura të vazhdojë dhe mos të ketë ngecje”, tha Ahmed Qazimi, drejtues i sektorit për arsim në komunën e Tetovës.
 
Nxënësit dhe prindërit e tyre janë ankuar se , nëse vazhdon ky trajtim i fëmijëve të tyre nga ana e transportuevse, ata nuk do lëshojnë fëmijët e tyre në shkollë.
 
VISAR SADIKI