Ekonomi
Asociacioni i minierave të Maqedonisë, kriza politike rezultate negative për minierët
16.05.2016 16:12
Kriza politike ne vend ka ndikuar negativisht edhe në punën e minsierave dekarojnë nga Asociacioni i Minierave të Maqedonis...

Sipas këtij asociacioni kriza ka qen shkas edhe për shtyerjen e ndarjes së koncesioneve të reja. Industria në këtë segment shënon rezultate negative, prodhimtaria është zvogëluar, posaçërisht te metalet, ndërsa kjo është kryesisht pasojë nga mbyllja e minierave "Toranicë" dhe "Zletovë" vlerësojnë nga ky asociacion.
“Në Maqedoni nga vitet e 90 e deri më sot ende nuk është hapur minier e re posaqërishtë për metalet. Ndërsa organet shtetërore edhe në kushtet e tilla politike duhet të funksionoj që të mos ketë ngecje në ekonomi. Nëse realizohen skenarët e paralajmëruara për embargo të eksportit nga Maqedonia, atëherë minierat me siguri do të kenë problem”, shprehet kryetari i AMM-së, Nikollajco Nikollov.
Problem shtesë këtij sektori i krijojnë mungesa e kuadrove profesionale, provizionet e larta dhe interesat e bankave, si dhe energji e shtrenjtë elektrike, posaçërisht për gurëthyesit.
Asociacioni i minerave të Maqedonisë vlerësojnë se për vitin 2016 eksportet realizohen pa vështirësi të mëdha dhe se gjithsej në pjesën e minierave dhe mineraleve jometalike arrin rreth 40 milionë dollarë.
Por importi megjithatë, është rreth 90 milionë dollarë.
REJHANE BUSHI-METAJ
