Maqedoni
Fibroza cistike në Maqedoni nevoitete përmirësimi i trajtimit
16.05.2016 16:16
Në Maqedoni është i nevojshëm përmirësimi i trajtimit të sëmurëve nga fibroza cistike...

Në Maqedoni është i nevojshëm përmirësimi i trajtimit të sëmurëve nga fibroza cistike, të ketë terapi të rregullt simptomatologjike me antibiotik të shumëllojshëm, terapi multivitaminoze, si dhe të rregullohet me ligj plotësimi I nevojave për gastromë.
Kjo u tha në debatin e sodtëm të organizuar nga shoqata e fibroses cistike të Maqedonisë dhe shoqatës franceze për fibrozën cistike, e cila u bë me qëllim për ngritje të vetëdijes për këtë sëmundje.
“Tek ne deri më tani mungojnë numër i madh i masave mjekësore dhe jomjekësore, të cilat duhej që tu qasen të sëmurëve nga Fibroza cistike, megjithatë ne si shoqatë nuk gjetëm mënyrë për ti realizuar, edhe pse 10 vite luftojmë për përmirësimin e trajtimit të të prekurve nga kjo sëmundje”, tha Snezhana Bojçin, kryetare e shoqatës për sëmundjen e fibrozës cistike.
25 vjeçarja Ivana Atanasovska e cila është e prekur nga fibroza cistike, theksoi se ka sumë dallim në trajtimin e kësaj sëmundjeje tek ne dhe në Francë dhe vendet evropiane, duke shpresuar se me hapjen e qendrës për fibrozë cistike në spitalin e fëmijëve në Kozle do të përmirësojhet edhe gjendja tek ne.
“Nuk kemi në dispozicion vitamina dhe suplemente në ushqim nga ana e shtetit, duhet vet ti paguajmë. Kemi terapi të caktuar dhe shpresojmë tani në përfitimin e gjërave të cilat nuk i kemi, të mundemi ti shfrytëzojmë dhe të kemi beneficione nga ato”, tha Ivana Atanasovska, e prekur nga fibroza cistike.
Hapja e një qendre të tillë do të përmirëson shumë probleme në lidhje me trajtimin e kësaj sëmundjeje, shprehet optimist edhe drejtori i qendrës për fibrozë cistike Oliver Zafirovski.
Sipas të dhënave nga regjisti evropian për fibrozë cistike të vitit 2013, është konstatuar se pas diagnostifikimit të sëmundjes në Maqedoni, njerëzit jetojnë mesatarisht 11.3 vjet, ndërsa në Francë 30 vjet.
BELINDA KOKA ADEMI
