Maqedoni
Rasti “Celula”, pesë të akuzuarit pranojnë veprën
16.05.2016 16:23
Në seancën e sotme gjyqsore, pesë të akuzuarit e mbetur për rastin “Celula” e kanë pranuar fajin, për të cilën ngarkohen se kanë marrë pjesë në luftime jasht vendit...

Isa Fuga, Abdulla Abdullahi, Muhamed Imeri, Eroll Rustemi dhe Stefan Stefanovski, gjatë prononcimit thanë se vullnetarisht e pranojnë fajin dhe se janë të vetëdijshëm për pasojat.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit për rastin Celula, veprimet e tyre i kanë filluar në tetor të vitit 2014.
"Unë mendoj se në një situatë të tillë, gjykata me të vërtetë do ti marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese, që unë sot i theksova dhe mendoj se në pjesën e mëtejme për të gjitha procedurat hetimore që janë të këtij lloji, kryesisht organet hetuese, Ministria e Brendshme, Prokuroria do të duhet të bëjnë përpjekje mbi të gjitha ti mbështesin akuzat me dëshmi", shprehet avokati Asmir Alispahiç.
Gjykata të mërkurën duhet të marrë vendimin për pesë të akuzuarit në rastin “Celula”.
Nga ana tjetër kohë më pare 6 të akuzuarit tjerë të rastit "Celula" Rexhep Memishi, Fazli Sula, Muhamed Shehu, Sejfullah Etemovski, Ahmet Dardhishta dhe Resul Saiti u dënuan me 32 vjet burg.
Aksioni policor "Celula" u zhvillua në muajin gusht të vitit të kaluar ku gjatë bastisjeve policore u arrestuan 13 persona.
ERSAN PAJAZITI
