Maqedoni
Çiflik shkolla mer emrin e dëshmorit “Rametulla Ameti”
16.05.2016 16:47
Shkolla Fillore e fshatit Çiflik nga ky vit do të mbajë emrin e dëshmorit të kombit, Rametullah Ameti, i cili u vra në konfliktin e vitit 2001 në fshatin Nepreshten të Tetovës...

Kjo shkollë ka funksionuar si shkollë periferike por nga janari i këtij viti është mëvetësuar dhe në të përfshihet edhe shkolla periferike në fshatin Llërc.
“Pasi që mua më ra hise që të jem udhëheqësja e parë e kësaj shkolle për mua është një privilegj, njëkohësisht dhe një obligim moral që të jap nga vetja më të mirën për një fillim të mbarë dhe dinjitoz për gjeneratat e reja të cilat do të jenë ardhmëria jonë. Të nderuar më lejoni që të përshendes nga zemra familijarët e dëshmorit të kombit Rahmetulla Ameti emri i të cilit që nga themelimi e mbanë shkolla jonë ata sot na nderojnë me prezencën e tyre, ndërsa ne i sigurojmë se emri dhe vepra e tij do të përkujtohet për gjithmon me respekt dhe kujdes të veçantë qoftë i pa harruar kujtimi për të”, tha Safije Rakipi, drejtoresha e shkollës fillore, “Rametullah Ameti”
Për familjarët e dëshmorit emërimi i shkollës me emrin e dëshmorit paraqet nder dhe privilegj.
“Ne sot marrim pjesë për herë të parë në përurimin e shkollës “Rahmetullah Ameti” dhe unë ndjehem në një ambient shumë të ngrohtë dhe shumë mikpritës. Për ne si familijar kjo është me një rëndësie shumë të veçantë. Fakti se njerëzit po dëshmojnë se dëshmorët të luftuës 2001 ndjehemi të nderuar në këtë manifestim me lartësimin e figurës së tij”, tha Ikisht Eshtref Ameti, familijar.
Në shkollën e fshatit Ciflik dhe Llërcë mësojnë 458 nxënës në 27 paralele dhe ka 48 të punësuar. Regjistrimi i kësaj shkolle është bërë në dhjetorë të 2015, ndërsa funksionimi I saj me të gjitha kushtet e nevojshme ka filluar më 1 janar 2016.
REXHEP QAMILI
