Maqedoni

Fushata zgjedhore, VMRO do të mbajë takime me qytetarët

16.05.2016 17:20

Sipas kalendarit zgjedhorë për kryerjen e veprimeve zgjedhore, sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet...

Sipas kalendarit zgjedhorë për kryerjen e veprimeve zgjedhore, sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit gjatë së cilës koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja e vetme do të ushtrojë aktivitetin garues.
 
Megjithatë, partia e Nikolla Gruevskit nuk planikon fushatë klasike zgjedhore, me mitingje dhe reklamim politik. 
 
Aktivitetet e fushatës VMRO-DPMNE do t’i përqendrojë vetëm në takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe me aktivitete të karakterit më lokal njoftojnë nga VMRO-DPMNE.
 
Nga ana tjetër Lidhja popullore për Maqedoninë nuk pajtohet me vendimin e KSHZ-së se listat e kësaj parti me kandidatët për deputet nuk ishin në përputhje me ligjin. Kryetari i LPM-së, Janko Baçev, paralajmëroi se do të ngrejë padi deri te Gjykata Kushtetuese për këtë vendim. 
 
Nëse nuk ndryshon vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve sipas kalendarit fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 3 qershor në orën 24:00.  
 
Ndërkaq Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve po vazhdon me aktivitetet dhe takimet e punës ndërsa akoma është prononcuar nëse do të debatojë lidhur me kërkesën e antarit Subhi Jakupi i cili në seancën e fundit kërkoi që KShZ të prononcohet lidhur me situatën e krijuar pasiqë sipas tij në Maqedoni nuk ka ndodhur të ketë vetëm një listë të kadidatëve që kur Maqedonia aplikon sistem pluralist politik.
 
Ndërkohë edhe antari i KShZ-së Bedredin Ibraimi dit më parë kërkoi që komisioni ta njoftojë me shkrim kryeparlamentarin Trajko Veljanovski se në bazë të regjistrit zgjedhor në disa njësi zgjedhore numri i votuesve është më i lartë nga ajo që është paraparë me Kodin Zgjedhor me çrast nuk sigurohet barazi e votës për të gjith qytetarët, në përputhje me kondin zgjedhorë që parasheh plus, minus 5%. 
 
NAIM RAMADANI