MAQEDONI

Trajnimi për implementimin e ligjit për procedurë penale

20.03.2014 19:43

Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrahin trajnimet avancuese për implementimin e Ligjit të ri për procedurë penale........

Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrahin trajnimet avancuese për implementimin e Ligjit të ri për procedurë penale.

Bëhet fjalë për projekt, i cili ka për qëllim të përgatisë avokat, gjykatës dhe prokurorë për implementim efikas të normave dhe  instituteve të reja të parapara me Ligj.

“Ky trajnim, në të ardhmen do të ndihmojë Ligjin për procedurë penale, si dhe do të jetë i dobishëm për çdokënd në Maqedoni. Do të jetë një sfidë e madhe për gjykatësit, prokurorët dhe për policinë gjyqësore dhe kjo do të marrë një kohë të gjatë  derisa t’i përshtaten sistemit dhe mendoj se do të jetë një sistem i mirë”, - u shpreh ambasadori i SHBA-ve, Pol Volers.

Kryeprokurori, Marko Zvrlevski, thotë se Instituti për Marrëveshje në procedurën penale dhe pranimi i fajit, si risi në Ligj, tregon efikasitet në procedurë dhe rezultate pozitive.

“Kemi zbatim të institutit të ri, marrëveshje në procedurën penale. Ka më shumë se 15 marrëveshje, janë pranuar dënime efektive me burg, gjithashtu varësisht nga vepra, janë pranuar edhe dënime me kusht”, - tha kryeprokurori, Marko Zvrlevski.

“Deri më tani janë realizuar më shumë se 70 trajnime dhe këtë vit vazhdojmë me 28 trajnime avancuese”, - deklaroi drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publik, Aneta Arnaudova.

Lidhur me shqiptimin e shumtë të masës së paraburgimit, kryeprokurori Zvrlevski, thotë se të gjitha propozimet  për paraburgim që ata drejtojnë deri te gjykata penale, janë të arsyeshëm. (Florije Kamberi, TVM2)