Maqedoni

Veljanovski: Nuk kam të drejta kushtetuese të thërras seancë

16.05.2016 18:12

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski, thot se nuk ka të drejtë kushtetuese të thirrë seancë kuvendore...

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski, thot se nuk ka të drejtë kushtetuese të thirrë seancë kuvendore, siç është kërkuar nga ti prej katër partive nënshkruese të marrveshjes së Përzhinos, por edhe nga partit tjera më të vogla.
 
Ai nga Roma ku ndodhet në cilësinë e kryeparlamentarit thotë se është i njoftuar me kërkesat dhe situatën aktuale politike, por nuk mund të veproj ndryshe. 
 
“Do kisha dashur të përsëris qëndrimin tani më të njohur dhe që e kam thën edhe më herët se unë nuk kam të drejta kushtetuese që të thërras sencë në kuvend të shpërbër. Kjo është një rregull bazë e sistemit kushtetues dhe ligjor të ndonjë vendi, duke përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë”, shprehet kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski. 
 
Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë Pavle Trajanov ka bërë të ditur se ka grumbulluar nënshkrimet e 36 deputetëve dhe me këtë sipas tij, kryeparlamentari Veljanovski është dashur të thërras seancë të kuvendit.
 
“Në bazë të rregullores së punës, kryetari i Kuvendit duhej që gjatë 48 orëve të thërret seancë të kuvendit por ai këtë gjë nuk e bëri. Tani akti i radhës që duhet të bëhet është, ne kemi 62 deputet të cilët nuk janë pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së dhe sa di unë që të gjithë janë të gatshëm që të nënshkruajnë për mbledhje të kuvendit", thonë nga Lidhja Demokratike.
 
Ndërsa BDI sot ka dorzuar nismë deri te Gjykata Kushtetuese ku kërkon që të bëhet vlersimi i kushtetueshmëris së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa këtë nismë e bazon edhe në qëndrimin e fundit të KSHZ-së se numri i votuesve nëpër njësi zgjedhoire nuk është në përputhje me kodin zgjedhor.
 
SANIJE DURAKU