Maqedoni

TVM2 njoftim për mënyrën e informimit

16.05.2016 18:44

Gjatë kohës së fushatës zgjedhore, Servisi Publik është i obliguar të sigurojë qasje të barabartë në programin informative për të gjithë pjesmarrësit në fushatën parazgjedhore...

Gjatë kohës së fushatës zgjedhore, Servisi Publik është I obliguar të sigurojë qasje të barabartë në programin informative për të gjithë pjesmarrësit në fushatën parazgjedhore, sipas ndarjes së kohës bazuar në dispozitat ligjore, që do të thotë: 30% e kohëzgjatjes së edicioneve informative ndahet për ngjarjet e ditës nga vendi dhe bota, 30% e kohës për aktivitetet zgjedhore të partive politike në qeveri, 30% për aktivitetet zgjedhore të partive politike në opozitë dhe 10% e kohës për aktivitetet e partive politike që nuk janë të përfaqësuara në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

Për shkak se nuk janë përmbushur kushtet për informim të balancuar, sipas rregullativës në Kodin Zgjedhor në pjesën që ka të bëjë me Servisin Publik, redaksia e informacionit pranë TVM2, do të përgatisë koncept standard të edicioneve informative.