Maqedoni
Anketë „Societas Civilis“ 63% e qytetarëve kundër zgjedhjeve më 5 qershor
16.05.2016 19:13
Instituti për Demokraci „Societas Civilis“ ka publikuar anketën më të re, sipas së cilës 63% e qytetarëve janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve...

Instituti për Demokraci „Societas Civilis“ ka publikuar anketën më të re, sipas së cilës 63% e qytetarëve janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve, nëse nuk marrin pjesë edhe partitë tjera politike, ndërkaq 31% janë shprehur pro.
Anketa e këtij instituti është realizuar në mënyrë telefonike me 1016 pesonash, nga 6 deri 11 maj. Sipas të anketuerve, 55% janë për qeveri ekspertësh, kurse 36% janë për qeveri që del nga zgjedhjet e 5 qershorit. 61% e të anketuerve mendojnë se OJQ-të duhet të përfshihen në bisedimet për tejkalimin e krizës, kurse 27% mendojnë të kundërtën.
76% e qytetarëve nuk e arsyetojnë vendimin e kryetarit Ivanov për faljen e politikanve të cilët janë nën hetime, kurse 16% e arsyetojnë atë. Poashtu në anketë rezulton se 30% e qytetarëve mbështetin protestat e ”Revolucionit Laraman”, kurse 12% e qytetarëve mbështetin protestat e Lëvizjes Qytetarë për Maqedoninë.
45% e qytetarëve vlerësojnë si negative rolin e BE-së dhe SHBA-ve në zgjidhjen e krizës në vend, kurse 42% e vlerësojnë si pozitive, megjithatë 53% mendojnë se SHBA-të dhe BE-ja kanë rol vendimtarë në zgjidhjen e krizës, kurse 56% mendojnë të kundërtën.
Sipas anketës, PSP-ja vlerësohet me notë 3.22, Gjykata Kushtetuese vlerësohet me notë, 2.33, Prokuroria Publike vlerësohet me notë 2.32, kurse gjykata vlerësohen me notë 2.22.
Liderët kanë marrë vlerësime negative nga të anketuarit., edhe atë Ali Ahmeti vlerësohet negativisht me 55%, Gruevski me 52%, kurse Zaevi me 48%, ndërkaq në aspekt pozitiv, Zaev vlerësohet me 30%, kurse Gruevski me 33%.
