Maqedoni

Prokuroria speciale: Andonov nuk është ftuar në bisedë

16.05.2016 17:46

Prokuroria Speciale ka mohuar të ketë ftuar në bisedë drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Lupço Andonov....

"Lidhur me pyetjet e shumta të cilat sot u parashtruan deri te kjo Prokurori Publike ju njoftojmë se drejtori momental i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Lupço Andonov, nuk është ftuar në këtë Prokurori Publike dhe informatat të cilat qarkullojnë në opinion se gjoja sot është marrë në pyetje, nuk janë të sakta", thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale.