Kulturë
Dibër përkujtohet Dr.Lutfi Turkeshi
16.05.2016 19:41
Klubi Letrar “Art-Klub” në Dibër me anetarët e saj mbrëmë mbajti takim perkujtimor me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes së Dr.Lutfi Turkeshi...

Në këtë takim përkujtimor anëtarë të Klubit letrar kujtuan figurën e Doktor Lutfi Turkeshi i cili është i njojur me qëmtimet e tija shkencore si në lëminë e gazetarisë apo asaj të historisë, për të cilën fitoi edhe titullin Doktor i Historiografisë së gazetarisë.
Doktor Lutfi Turkeshi rreth katër decenie jetoi me veprimtari intensive shkencore si në lëminë e publicistëkës poashtu edhe në lëminë e historisë.
Rruga komplekse e kësaj veprimtarie bëri që doktor Lutfi Turkeshi të botojë librat “Historia e shtypit shqiptar”, Hija e fjalës”,’Në rrjedhë”, “Penda për çështjen kombëtare”, dhe ”Kongresi i Dibrës”, të cilat bënë që këtë rrugë ta vazhdojë me dinjitet deri në vdekje, por, ku edhe pas vdekjes së tij të botohen edhe tri vepra të tija me tematikë për historinë e Dibrës, “Pesha e fjalës më e rëndë se pasha e maleve” dhe “Dibra nëpër shekuj”, pjesa e parë dhe e dytë.
Pas evokimit të kujtimeve për të, anëtarët e Klubit letrar në fund lexuan poezi kushtuar publicistit doktorit të shkencave Lutfi Turkeshi, të titulluara miku im dhe nuk vdiset në pranverë.
Klubi letrar pas vdekjes se Dr.Lutfi Turkesh, për merritat e tij Mbremjeve poetike të titulluar “Portiku Poetik”, I ka riemëruar në “Mbrëmjet e portikut poetik Dr.Lutfi Turkeshi”.
ATLI DEMA
