MASH-SMS

MASH: Informimi i prindërve me sms, dha rezultate

20.03.2014 19:48

Interesi për shfrytëzimin e sms-porosive, përmes të cilave prindërit apo kujdestarët marrin informata një herë në javë, për suksesin e fëmijëve të tyre, është rritur për 50 % nga fillimi i zbatimit të masës........

Interesi për shfrytëzimin e sms-porosive, përmes të cilave prindërit apo kujdestarët marrin informata një herë në javë, për suksesin e fëmijëve  të tyre, është rritur për 50 % nga fillimi i zbatimit të masës. Me këtë rast, ministri Spiro Ristovski, realizoi takim me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedelkov, me ç’rast u konstatua se  prindërit e praktikojnë këtë mënyrë të informimit dhe më nuk presin vetëm mbledhjet prindërore.

“Me këtë masë, qëllimi është arritur dhe është në interes të prindërve dhe kujdestarëve, andaj shërbimi falas i sms-ve edhe më tej do të jetë në funksion për çdo shfrytëzues. Nga 1 nëntori janë kryer edhe mbikëqyrje të rregullta nga inspektorët në 282 shkolla fillore dhe 140 shkolla të mesme. Janë miratuar 21 vendime për tërheqjen e disa mangësive, por asnjë lëndë deri më tani nuk është në procedurë gjyqësore”, deklaroi ministri i Arsimit, Spiro Ristovski.

Edhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë çështje gjyqësore për ndonjë anëtar të Sindikatës.

“Keqkuptimet eventuale apo problemet në teren, janë tejkaluar me dialog social mes Sindikatës dhe MASH-it dhe përmes marrëdhënieve korrekte dhe të sinqerta, mund të ketë rezultate të përbashkëta, të cilat do të tregojnë efektin nga zbatimi i ditarit elektronik”, tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.

Nga nëntori i vitit të kaluar, të dhënat nga ditari elektronik, të cilët përmbajnë informata për notat dhe sjelljen e fëmijëve, një herë në javë përmes sms-porosive u dërgohen prindërve. (Flutura Latifi, TVM2)