Maqedoni
“Revulucioni laraman” jo zgjedhje njëpartiake më 5 qershor
16.05.2016 21:13
Revulucioni laraman ka vazhduar edhe sonte me protestat në kryeqendër...

Protestat nisën para prokurorisë special, në mbështetje të këtij institucioni, ndërsa revolta e protestuesve u shpreh para Parlamentit.
Tema e protestës së sontme ishin zgjedhjet një-partiake që dëshiron t’i organizojë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE më 5 qershor, të cilat u kundërshtuan nga protestuesit.
“Tanimë prej 5 vitesh kemi një vetëdije të përbashkët se këtu në këtë mënyrë nuk jetohet. Bombat, aboolimi, ishin vetëm hudhje e benizës në zjarr. Ky regjim erdhi në pushtet nëpërmjet asaj demokracie parlamentare që egistonte në vitin 2006 dhe nëpëmjet atyre mediave sado që të kishin qenë të pavarurta.Por ishte një television të cilin ai m ë pas e mbylli.E mbylli mediumin nëpërmjet të cilit erdhi në pushtet”, tha një protestues.
Po protestojmë që nga 5 maji dhe do të protestojmë deri në fund, nuk pranojmë zgjidhje parciale theksuan protestuesit, të cilët vazhduan protestën edhe para Ministrisë së Jashtme dhe para Qeverisë, ku siç është bërë traditë hodhën ngjyrë ndaj objekteve të këtyre institucioneve.
Protesta u mbajtën edhe nga përkrahësit e VMRO-DPMNE-së. Në protestën e Lëvizjes Qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë në Prilep u shpreh mbështetje për zgejdhjet e 5 qershorit, të cilat u vleërsuan si referendum për të dëshmuar se për ardhmërin e Maqedonisë vendos populli.
ERSAN PAJAZITI
