Civika mobilitas do t'i promovojë grantet e reja për organizatat qytetare

17.05.2016 09:50

Civika mobilitas sot do të promovojë grante institucionale për 20 organizata qytetare, grante specifike për shtatë organizata qytetare, grante të vogla aksionare për 12 organizata qytetare dhe ad hok grante për nëntë organizata qytetare...

Mbështetja, siç theksojnë nga organizata, duhet t'i përforcojë organizatat qytetare në drejtim të angazhimit më aktiv për arritje të ndryshimeve shoqërore në Maqedoni, për çka angazhohet Civika mobilitas.

Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibil Suter Tejada do t'i përshëndes të pranishmit dhe do t'ua dorëzoj marrëveshjet grantistëve.

Pas promovimit do të mbahet prezantim i granteve specifike aksionare, të cilat fillojnë me aktivitete të reja.

Faza e re e Civika Mobilitas do të sigurojë mbështetje për organizatat qytetare dhe aktorët tjerë të shoqërisë qytetare në periudhën nga vitit 2014 deri në vitin 2018. Buxheti i programit arrin rreth tetë milionë franga franceze, të cilat i siguroi Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC). (mia.mk)