Trajnim për uljen e emisioneve të CO2 nga automjetet e lehta
Qendra rajonale për mjedis jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC) do të zbatojë trajnim treditor për politikat për ekonomi të derivateve në kuadër të projektit "Stabilizimi i emisioneve të gazrave të qelqta nga komunikacioni rrugor përmes uljes së dyfishtë të konsumit të derivatit: zbatimi rajonal i nismës globale për ekonomi të derivatit" - (Global Fuel Economy Initiative – GFEI).

Projekti duhet të kontribuojë për uljen e emisioneve të СО2 nga ana e sektorit transportues (automjetet e lehta) në Maqedoni, përmes përpunimit të politikave adekuate për ekonomi të derivatit.
Qëllimi i trajnimit është që palë të prekura të ndryshme të njihen me rëndësinë e ekonomisëp së derivatit dhe si ajo kontribuon për përmbushjen e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së, në cilën mënyrë ekonomia e derivatit kontribuon për ndryshimet klimatike, më saktë me СО2 emisionet nga automjetet e udhëtimit dhe, në atë mënyrë politikat për ekonomi të derivatit kontribuojnë për cilësi të derivateve në treg.
Pjesëmarrja e palëve të ndryshme të prekura që kanë pika prekëse me ekopnominë e derivatit nga komunikacioni rrugor duhet të kontribuojë për vendosjen e skenarit nisës për ekopnomi nacionale të derivatit, me ç'rast do të identifikohet konsumi i derivatit (СО2 g/km për vitin 2005, 2008 dhe 2013), si pikë nisëse për konfirmimin e qëllimeve në politikën për ekonomi nacionale të derivatit.
Projekti zbatohet me ndihmë financiare nga Fondi global ekologjik (GEF) në shumë prej 200.000 dollarëve dhe bashkëfinancim nacioanl i cili është siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në shumë prej 53.262 dollarëve dhe nga rafineria OKTA në vlerë prej 26.738.