Në 24 orët e fundit shtatë aksidente në Shkup
Shtatë aksidente, prej të cilave katër me pasoja të dëmeve materiale dhe tre me pasoja lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kaluan shtatë persona, kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup...

Ashtu siç informoi Sasho Damjanovski, inspektor kryesor në SPB-në Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Dymbëdhjetë shoferë nuk i kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, pesë shoferë e kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të gjithë janë përjashtuar nga komunikacioni, dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe gjashtë shoferë gjatë vozitjes së automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurës, ose kanë përdorur celular. Janë zënë edhe dhjetë persona me regjistrim të skaduar të automjetit, dy këmbësorë kanë bërë shkelje në baza të ndryshme dhe 17 automjete nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 32 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative në një autobus të NQP-së me nxënësit e klasës së tretë në "Jan Amos Komenski" dhe punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në SHF "Krste Misirkov", komuna Gazi Babë. (mia.mk)
