MAQEDONI

Riregjistrimi në fondin shëndetësor, deri më 1 prill

20.03.2014 19:52

Mehazi tha se edhe përkundër apeleve që janë bërë nga ana e Fondit, ende numri i këtij realizimi ligjor është i ulët.........

Në bazë të Ligjit për Kontribut nga Sigurimi Social i detyrueshëm Shëndetësor, deri më 31 mars të këtij viti, të gjithë  të papunësuarit të cilët nuk e kanë kryer obligimin  për  riregjistrim në Sigurimin Social të detyrueshëm Shëndetësor, këtë duhet  ta bëjnë, ose në të kundërtën do të humbin të drejtën për sigurim social në afat prej 6 muajve, njoftoi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Xhemali Mahazi.

Ai mes tjerash, tha se këtë të drejtë do të  mund ta realizojnë në të gjitha  njësitë rajonale të Fondit Shëndetësor në Shkup, si dhe  nëpër shtëpitë e shëndetit,  poashtu edhe në zyrat e  disperzuara të Fondit në komunën e Bogovinës dhe Zhelinës.

“Në qoftëse këta të siguruar, nuk e realizojnë këtë obligim ligjor deri më 1 prill, me automatizëm të gjithë ata që nuk e bëjnë  regjistrimin, do të shlyhen nga sigurimi shëndetësor, pra do të kenë ndërprerje  të sigurimit shëndetësor, ndërprerja pason me humbjen  e disa të drejtave në afat prej 6 muajve, në veçanti do të përmend të drejtën për pajisje ortopedike, që shpesh ndodh që si pasojë e neglizhencës, hasemi me probleme”, - deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor,  Xhemali Mehazi.

Mehazi tha se edhe përkundër apeleve që janë bërë nga ana e Fondit, ende numri i këtij realizimi ligjor është i ulët, veçanërisht në njësinë rajonale në Shkup, ku gravitojnë më shumë popullsi, gjithashtu neglizhencë e riregjistrimit është shënuar edhe në Tetovë, Kumanovë dhe Gostivar.

Nga numri i përgjithshëm i të riregjistruarve  në vend, janë gjithsej 243,835 ndërsa këtë obligim e kane kryer vetëm  113 ,67 persona apo 46 % e qytetarëve. (Hamide Ibraimi, TVM2)