Opera "Rigoleto" në OBM

17.05.2016 10:20

Shfaqja operistike "Rigoleto" e të famshmit Xhyzepe Verdi do të interpretohet sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, në kuadër të Mbrëmjeve të 44-ta operistike të majit...

"Rigoleto" konsiderohet si një nga dramat më të bukura muzikore në literaturën operistike dhe libretoja e saj bazohet në rrëfimin "Mbreti po argëtohet" të Viktor Hygosë.

Në shfaqje do të interpretojnë ekipi solistik: Rigoleto: Karlos Almager Vilalobos (Meksikë), Xhildën do ta interpretojë Zana Abazi-Ramadani (Kosovë), Dukën e Mantovës Mihail Mihajllov (Bullgari), Sparafuçill: Vlladimir Sazdovski, Madalena: Vishnja Radosav (Serbi), në rolet kryesore.

Në rolet e tjera do të shfaqen: Vasko Zdravkov, Dime Petrov, Biljana Josifov, Kristian Antovski, Darko Neshovski, Ana Rojdeva-Talevska, Desanka Gligorijeviq dhe Neven Siljanovski.

Dirigjent është mysafiri nga Italia, Xhanlluka Marçano. (mia.mk)