Koncept i ri për zhvillim të qëndrueshëm të qyteteve në Ballkanin Perëndimor

17.05.2016 10:35

Seminar në temë "Qytetet e reja në Ballkan: Rikonstruim për çfarë ardhmërie?" në të cilën do të diskutohet për konceptin e ri për zhvillim të qëndrueshëm të qyteteve në Ballkanin Perëndimor, do të mbahet sot në Shkup...

Seminarin, siç u paralajmërua, do ta hap ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe ambasadorja e Francës, Lorens Oer, ndërsa e organizon Instituti francez në Shkup.

Në suaza të seminarit do të mbahen dy tryeza të rrumbullakëta me temë "Kryeqendrat për 30 vjet: sfida të së ardhmes", me pjesëmarrje të Zhak Levit, specialist nga sfera e gjeografisë politike, profesor i Shkollës Politeknike në Lozanë dhe autor i shumë veprave dhe "Qytete inteligjente, teknologji të reja", me pjesëmarrje të Loran-Pjer Zhiliar, zëvendësdrejtor i Agjencisë "Akiten Nimerik", fjalimi i të cilit do të jetë përmes video konferencës.

Do të marrin pjesë edhe shumë ekspertë të shquar vendor dhe profesorë nga Fakulteti Arkitektonik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup. (mia.mk)