Papa Françesko, Evropa duhet t'i integrojë migrantët
17.05.2016 11:50
Evropa duhet t'i integrojë migrantët të cilët arrijnë në territorin e saj, por jo edhe " ta hapë derën në mënyrë iracionale", deklaroi papa Françesko në intervistë për gazetën franceze "La Kroa"...

I pyetur nëse Evropa mund të pranojë numër aq të madh të migrantëve, ai përgjigjet se "kjo është pyetja e vërtetë, sepse nuk mund të hapë gjerësisht dyert në mënyrë iracionale".
Papa thekson se çështja themelore është pse ka aq migrantë dhe se problemet iniciale janë luftërat në Lindjen e Afërt dhe Afrikë, si dhe zhvillimi i dobët i kontinentit afrikan, që sjell deri te uria.
"Duhet të integrohen, më keq është të getoizohen", konsiderohen Papa.
