Befason Oklahoma, avancon me 1-0 ndaj Golden State

17.05.2016 12:50

Oklahoma ka fituar finalen e parë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke mundur 108-102 kampionët e Golden State...

Edhe pse takimi është luajtur në fushën e Warriors, kanë qenë miqtë ata që kanë festuar në fund, duke fituar një ndeshje me përmbysje ndaj ekipit kampion. Dyshja Durant-Westbrook bëri diferencën në fushë, duke i dhuruar ekipit të Thunder suksesin e parë në këto finale dhe Oklhaoma udhëheq 1-0 serinë e ndeshjeve.

Edhe pse vendasit e nisën mirë takimin, duke u shkëputur 13 pikë në përfundim të pjesës së parë, në të dytën vjen rikuperimi i ekipit mik, që arrin të rihapë ndeshjen dhe të fitojë në fund.

Westbrook realizoi 27 pikë e 12 asist, ndërsa Durant realizopi 26 pikë e 10 rebaund. Mirë u paraqitën edhe Curry (26 pikë) e Thompson (25 pikë), por s’mjaftuan për të evituar humbjen. Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Warriors, që i nisën jo mirë këto finale.