Planifikimi urban, sfidë serioze në mbrojtje të ambientit
Ardhmëria dhe zhvillimi i qëndruashëm i qyteteve në Ballkanin Perëndimor ishte tema e seminarit të sotëm të organizuar nga Istituti francez në Shkup me mbështetje të qeverisë franceze...

Seminari mbahet në Shkup, qytet në të cilin është regjistruar tërmet të fuqishëm dhe transformim i madh në 50 vitet e fundit.
“Të mendohet në sferën e hapsirës urbane dhe qytetit sot paraqet temë aktuale. Në Shkup kjo është temë shum e rëndësishme dhe paraqet shum pyetje tek qytetarët rreth mbrojtjes së ambientit jetësor” – deklaroi Ambasadorja e Francës në Shkup, Lorenc Oer.
Rregullimi i sotëm i qyteteve ndodhet para një sfide serioze duke u munduar të sigurojë një baraspeshë ndërmjet sferës ekonomike, sigurimit të parimit social dhe kulturorë si dhe mjedisit jetësorë deklaroi me këtë rast minsitri i Ambientit, Bashkim Ameti.
“Është me rëndësi të posaçme sigurimi i një planifikimi urban adekuat, me zbatimin e përbashkët të disa politikave që janë faktorë të rëndësishëm në realizimin e konceptit të qyteteve të qëndrueshme. Këtu para së gjithash mendoj në politikat transportuese, politikën e trajtimit të mbeturinave, ndërtimin e objekteve efikase-energjetike, rregullimin e shtretërve të lumenjëve e të ngjashme” – tha Minsitri i Ambientit Jetësor, Bashkim Ameti.
Pjesë e seminarit ishin edhe dy tryezat e rrumbullakëta me temë "Kryeqendrat për 30 vjet: sfida të së ardhmes", dhe "Qytete inteligjente, teknologji të reja", ku debatuan ekspert vendorë dhe të huaj. (Gyltene Sinani, TVM2)
