Gjykata administrative: KSHZ mund ta publikojë listën zgjedhore “on-line”
Gjykata Administrative vendosi kundër vendimit të drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale duke I lejuar kështu KSHZ-së të publikojë on line listën zgjedhore...

Gjykata Administrative vendosi kështu në favor të ankesës së Komisionit shtetëror zgjedhor me të cilën e padiste Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale, pas vendimit për tërheqje të listës zgjedhore dhe listën e të dhënave të paqëndrueshme nga faqja e internetit të KShZ.
Gjykata Administrative e ka anuluar vendimin e përkoshhëm të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale të datës 29 mars të këtij viti që I ndalonte Komisionit shtetëror zgjedhor të sigurojë qasje elektronike deri te Lista zgjedhore e publikuar në ueb faqen zyrtare.
Nga KShZ reaguan duke thënë se kanë vepruar në pajtim me Kodin zgjedhor dhe se publikimi i listës së zgjedhësve është bërë me përkrahje nga Qeveria, si dhe se Kodi zgjedhor është në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale.
