Maqedoni

Autizmi, donacion francez për 18 fëmijët e QDFA-së

17.05.2016 14:01

Shkolla Internacionale Franceze dhuroi kartela edukative në qendrën ditore për fëmijët me autizëm...

Këto kartela do të ndihmojnë në implementimin dhe përmirësimin e metodave më adekuate për zhvillimin e fëmijëve me autizëm, thonë nga Qendra Ditore për Fëmijët me Autizëm. 
 
“Me ndihmën e këtyre kartelave një numër i madh i fëmijëve me autizëm nuk kanë të zhvilluar të folurit, dhe pikërisht këtë metodë do ta shfrytëzojmë tek këta fëmijë dhe me ndihëm e fotografive dhe me këmbimin e fotografive do të mundësojmë një komunikim funksional mes neve dhe fëmijëve që pastaj  fëmijët të behën të  kuptueshëm në kërkesat dhe nevojat  e tyre që  të mund lirshëm të funksionojnë në përditshmëri”, shprehen nga qendra ditore për fëmijët me Autizëm.
 
“Ky donacion është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë  me qendrën ditore për fëmijët me autizëm. Këtë donacion të vogël e shoqërojmë me vizatime të punuara nga fëmijët për fëmijët ,dhe jemi të lumtur që edhe fëmijët tanë  nga shkolla internacionale franceze marrin pjesë në këtë projekt dhe me këtë e ndërtojmë vetëdijen e tyre qytetare”, shprehet Zhan Fransua Alor nga shkolla internacionale Franceze-Shkup.
 
Momentalisht Qendrën Ditore për Fëmijët më Autizëm e vizitojnë 18 fëmijë, prej të cilëve disa realizojnë qëndrim ditor të tërësishëm dhe disa të tjerë me orar të caktuar.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI