Maqedoni

Kriza e refugjatëve – Popovski: Menaxhuam 1 milion refugjatë tranzitorë

17.05.2016 14:12

Konflikti i Lindjen e Mesme dhe kriza e emigrantëve në mënyrë direkte është ndjerë edhe në Maqedoni...

Konflikti i Lindjen e Mesme dhe kriza e emigrantëve në mënyrë direkte është ndjerë edhe në Maqedoni, sepse përmes vendit tonë kanë tranzituar mbi një milion refugjatë, nën organizimin dhe mbikqyrjen e autoriteteve të vendit.  
 
Në këtë krizë, Maqedonia vendosi të jetë pjesë e një vendimi të përbashkët evropjan. Kështu ka deklaruar minsitri i jashtëm Nikolla Popovski, në konferencën mbi situatën e sigurisë në rajon, Lindjen e Afër dhe Afrikës - kërcnimet e këtyre konflikteve në sigurinë nacionale të Maqedonisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. 
 
“Në njëfarë mënyre brutale, për kohë të shkurtër kuptuam se sa afër Lindjes së Afër jemi. Nuk mundet që një nivel i lartë i konfliktit të mos ndjehet në një përcaktim të vogël gjeografik. Tranzitimi i mbi një million refugjatëve nëpërmjet Maqedonisë kishte para vetes dy opsione. E para, të jetë mbikqyrës i thjeshtë  dhe të vendos pllaka për të parë se sa kilomentra janë larguar vendet e Evropës Perëndimore e cila paraqet opsion të lehtë dhe të thjeshtë dhe e dyta, opsion rrezikues, i rëndë dhe më i shtrenjtë për të qenë pjesë e marrëveshjes së përbashkët evropjane. Evropa nuk do të ishte Evropë pa dimensionin human. Ne u përcaktuam për të dytën, për opsionin më të shtrenjtë dhe më të rëndë”, ka thënë  ministri i jashtëm, Popovski.
 
Sipas tij, e mira nga fatkeqësia e refugjatëve është se Maqedonia asnjëherë më parë nuk ka pasur bashkëpunim më të madh me autoritetet greke, siq ka bashkëpunuar tash me krizën e emigrantëve.
 
Në konferencën për siguri nacionale dhe rajonale kanë marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve, Jess Baily, i Gjermanisë, Althauzer, diplomat të huaj dhe vendor si dhe përfaqësues të institutive të ndryshme. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU