Rasti “TNT”, inspektorja e ndërtimit para prokurorit
Katër të dyshuarit në rastin TNT, të hapur nga Prokuroria Speciale sot janë marrë në pyetje në Gjykatën Themelore Shkupi 1....

Në mesin e tyre janë e dyshuara e parë, inspektore e ndërtimtarisë në komunëne Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit për prokurim.
Për katër të dyshuarit, Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që të sjellë masë për sigurimin e pranisë në procedurë.
Inspektorja është e dyshuar se ka sjellë vendim të paligjshëm për shembjen e kompleksit “Kosmos” në pronësi të biznesmenit dhe Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fijat Canoski.
Anëtarët e komisionit për prokurim ngarkohen se në mënyrë të paligjshme kanë siguruar dinamit me të cilën është bërë shembja e objektit.
Për rastin “TNT” janë të dyshuar disa persona, në mesin e të cilëve janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, por edhe kryetari aktual i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, që të gjithë të falur me vendim të presidentit Ivanov të sjellë më 12 prill të këtij viti.
