Maqedoni

Kriza politike, Kociançiç: Nuk do njohim qeverinë pas 5 qershorit

17.05.2016 14:46

Një nga çështjet kryesore të Marrëveshjes së Përzhinës ishte mbajtja e zgjedhje kredibile dhe bashkësia ndërkombëtare...

Një nga çështjet kryesore të Marrëveshjes së Përzhinës ishte mbajtja e zgjedhje kredibile dhe bashkësia ndërkombëtare ishte gati të punojë dhe ta ndihmojë shtetin në këtë aspekt.
 
Por duke parë situatën, tre nga katër partitë e mëdhaja nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve për ZGJEDHJE dhe ne në bazë të kësaj, vlerësojmë se nuk janë rregjistruar kushte minimale që zgjedhjet kredibile të zënë vendin e tyre.
 
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiç.
 
“Ne kemi thënë se disa  parti politike nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve në KSHZ deri në afatin e caktuar dhe në bazë të kësaj  nuk kemi pa kushte minimale për kushte kredibile për zgjedhje të 5 qershorit që do të njiheshin nga bashkësia ndërkombëtare. Nën këto kushte çdo qeveri që del nga zgjedhjet ku tre parti të mëdhaja nuk marrin pjesë, nuk do të jetë partnere kredibile për komunitetin ndërkombëtar. Ftojmë liderët politik dhe autoritetet relevante të marrin hapa vendimarrëse dhe të adresojnë situatën duke respektuar në tërësi Marrëveshjen e Përzhinës”, shprehet zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiç. 
 
Është urgjente gjithashtu që liderët polititk të adresojnë problemin e shtetit ligjor pa asnjë vonesë dhe kjo përfshin nevojën për tërheqjen e vendimit të faljes së presidentit, sepse thjeshtë, gjyësia duhet të mbisundojë, ka thënë Kocianciq, duke shtuat se vazhdimi i krizës politike, po e zhvendos vendin shumë larg rrugës euroatlantike.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU