SHQIPËRI-RUSI

Shqipëria u bashkangjitet sanksioneve ndaj Rusisë

20.03.2014 19:57

Shqipëria ka vendosur t’i bashkohet Brukselit për ndërmarrjen e sanksioneve ndaj Rusisë......

Shqipëria ka vendosur t’i bashkohet Brukselit për ndërmarrjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Shtyp e baroneshës, Katerinë Ashton, e cila ka shtuar se Shqipëria është e gjashta në listën e vendeve joanëtare të bashkimit Evropian, pas Malit të ZI, Islandës, Moldavisë, Norvegjisë dhe Lihtenshtejnit, e cila ka marrë një vendim të tillë.

Por, duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer ambasadorit Rus në Shqipëri, i cili shprehu keqardhje në emër të Rusisë, për këtë qëndrim të Tiranës zyrtare.

Diplomati Rus, Leonid Abramov,  tha se Shqipëria nuk po respekton të drejtën e Krimesë për vetëvendosje, ndaj sipas tij, ky qëndrim nuk i shërben forcimit të marrëdhënieve mes 2 vendeve.

Në lidhje me vendosjen e sanksioneve nga disa shtete perëndimore, Abramov paralajmëroi se kjo do t’u kthehet në boomerang.

Diplomati Rus, shtoi gjithashtu se Rusia do të përpiqet me çdo formë dhe mënyrë, që të mos ketë përdorim të armëve. Kjo është hera e parë që ambasadori Rus, Abramov, jep një konferencë të posaçme për mediat për këtë çështje. Në fakt edhe qëndrimi i diplomatëve shqiptare nuk ka qenë i qartë deri më tani, përpos vendimit të fundit për t’iu bashkuar Brukselit kundër Rusisë. (Luljeta Ndoka, TVM2)