Botë
Kriza e klandestinëve kapen 112 emigrantë afrikanë në brigjet Libiane
17.05.2016 15:40
Roja bregdetare e Libisë ka kapur një barkë me 112 emigrantë afrikane në bord, të cilët po udhëtonin drejt brigjeve europiane...

Një emigrante nga Nigeria tha se kishte paguar 2 500 dollarë për këtë udhëtim të rrezikshëm dhe sërish shpreson që të kalojë Mesdheun në kërkim të një jete më të mirë.
“E di që Perëndia do ta bëjë këtë për mua, e di që nuk do të vdes në det. Kam vuajtur shumë dhe besoj se zoti do të më ndihmojë. Jam e befasuar që ndodhen në këtë situatë, jam e trishtuar”, tha Matza Samve, refugjate nga Afrika.
Më herët gjatë muajit maj, 113 persona humbën jetën pas fundosjes së 4 peshkarexhave të ngarkurara me klandestinë në ujërat mes Italisë dhe Libisë në tentativë për të mbërritur në vendet europiane.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rruga e preferuar e refugjatëve është kjo e Mesdheut, veçanërisht pas mbylljes së rrugës ballkanike dhe pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.
Itinerari Libi- Itali është i frekuentuar më së shumti nga klandestinët afrikane, kurse sirianët, afganët dhe irakianët deri tani nuk janë parë të udhëtojnë në këtë rrugë.
Autoritetet italiane i tremben shtimit të fluskit të emigrantëve me rritjen e temperaturave dhe me mbylljen e rrugës ballkanike.
GAZMEND KURTISHI
