Maqedoni

Kriza e refugjatëve, vetëm 500 migrantë ilegalë në kampet në RM

17.05.2016 15:46

Marrëveshja e arritur muaj më parë , mes Bashkimit Europian dhe Turqisë për mbylljen e kufirit

Marrëveshja e arritur muaj më parë , mes  Bashkimit Europian dhe Turqisë për mbylljen e kufirit për të gjithë emigrantët të cilët futeshin ilegalisht në Ballkan nëpërmjet Greqisë, ka rezultuar e suksesshme .  Kampi I Gjevgjelisë dhe kampi në  Tabanoc në Kumanovë ,  tani më thuajse janë të zbrazëta . Për momentin në vendin tonë gjenden vetëm 500 migrantë.
 
“Në Republikën e Maqedonisë aktualisht kemi rreth 500 emigrantë dhe refugjatë, kemi rreth 100 në qendrën e pranimit në Gjevgjeli dhe rreth 400 në qendrën e përcjelljes në Tabanoc të Kumanovës. Ne e kishim të qartë se me mbylljen e kufijve të rutës Ballkanike se do reduktohet numri dukshëm dhe kjo ka dhënë rezultate”, tha Suzana Saliu, drejtuese e QMK-ës.
 
Në një tryezë të organizuar sot në UEJL kushtuar krizës së refugjatëve dhe komplikimeve në vendet e Ballkanit, Ambasadori i Polonisë potencoi se vendi i tij vazhdon të jetë  i angazhuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
 
“Ballkani perëndimor nuk është pjesë përbërëse e Polonisë por zhvillimet dinake në Ballkan paraqesin një dritare mundësish për angazhimin e Polonisë sepse pas dy muajsh Polonia do të merr presidencën e Grupit të Vishegradit dhe me këtë Polonia tregon se është e angazhuar në sigurinë dhe stabilitetin e regjionit”, tha ambasadori i polonisë në RM.
 
Nga fillimi I krizës së refugjatëve, deri tani, në botë deri më tani kanë lëvizur rreth 60 milion njerëz, që është numri më I madh  i refugjatëve që pas Luftës së dytë Botërore.
 
VISAR SADIKI